×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë në Tiranë: 54-vjeçari bie nga kati i katërt, vdes në vend

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 9:18

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasi një 54-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt duke gjetur vdekjen e menjëhershme.


    Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në rrugën “Grigor Heba”.

    “Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë,” thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!