×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë në Tiranë, një grua hidhet nga kati i 12-të i hotelit

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 17:01

    Policia zbulon detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, aty ku u gjet i pajetë trupi i një 34- vjeçareje.


    Sipas policisë shtetasja me iniciale G.V në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i hotelit dhe si pasojë ka humbur jetën.

    “Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

    Trupi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

    Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!