×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: Përplaset për vdekje këmbësori

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 22:59

    Pas aksidenteve me të plagosur në Rrogozhinë, Elbasan dhe Vlorës, pak minuta më parë është regjistruar i radhës në qytetin e Pogradecit.


    Një qytetar ka humbur jetën në aksin Pogradec-Korçë, pranë fshatit Buçimas, teksa është përplasur nga një automjet.

    Viktima, sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News Iris Rezhda, është shtetasi i identifikuar si Pajtim Gjyli.

    Ai ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin e aksidentit, ndërsa drejtuesi i makinës nuk është ndalur duke u larguar nga vendngjarja.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!