×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nisin përgatitjet për hapjen e spitalit Covid 3

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 16:17

    Rritja e numrit të të infektuarve me coronavirus në vend, si dhe e të shtruarve në spital ka bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin Covid 3. Mësohet se Ish –Urgjenca Kirurgjikale në QSUT po bëhet gati për të pritur të infektuarit me coronavirus.


    Siç bën me dije Report Tv, nga burimet njerëzore kanë nisur rekrutimet, ku pjesë e stafit do jenë edhe mjekët e infermierët që u dërguan në Itali për të ndihmuar me situatën.

    Por kush do e drejtojë spitalin që në fillim do ketë 40 shtretër? Emri që lakohet më shumë aktualisht është mjeku Arjan Harxhi.

    Në dy spitalet e tjera, Infektivi janë shtruar 90 pacientë, ndërsa tek Shefqet Ndroqi janë shtruar 190, ku 50 pret të cilëve janë të infektuar aktivë, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë negativë por kanë shfaqur probleme serioze me pneumoninë.

    Aktualisht në vendin tonë janë të shtruar 280 pacientë. Ministria e Shëndetit ka bërë me dijë se nëse fluksi i të shtruarve rritet, do të hapet spitali Covid-4, që ndodhet në godinën e një ish-Universiteti privat.

    COVID-19 – Statistika 
    Testime totale 43203
    Raste pozitive 5750
    Raste të shëruara 3054
    Raste Aktive 2520
    Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 1404
    Durrës 302
    Shkodër 231
    Fier 103
    Vlorë 94
    Lezhë 87
    Korçë 82
    Kukës 74
    Elbasan 54
    Berat 33
    Dibër 31
    Gjirokastër 25

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!