×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nisma për referendumet, Meta: Duhet të miratohet urgjentisht

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 15:43

    Ndërsa raportet mes Kryeministrit dhe Presidentit janë tensionuar gjatë këtyre ditëve, ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme ka theksuar sovranitetin e popullit.


    Presidenti Ilir Meta është shprehur mbi nismën për referendumet dhe domosodoshmërinë e miratimit të saj, sipas tij një armë në duart e qytetarëve.

    “Kjo nismë për referendumet duhet të miratohet urgjentisht. Në mënyrë që të kemi një ndryshim drastik të situatës, dhe kjo do të ndodhë vetëm kur populli të marrë në kontroll politikanët, dhe jo kur populli të mbetet peng i politikanëve. Ky ligj duhet të jetë arma në duart e qytetarëve të këtij vendi, që të mos jenë më të pambrojtur, dhe jo vetëm kaq, por edhe të poshtëruar, që të mos jenë më të nënshtruar ndaj arbitraritetit të çdo vendimi të marrë, por të vendosin vetë për çdo çështje me rëndësi. Në një vend të lirë, nuk ka më mirë se demokracia direkte që i bën qytetarët të angazhohen vetë, të luftojnë apatinë, paligjshmërinë dhe vendimmarrje të llojit klientelist, për të realizuar të drejtat dhe prosperitetin e tyre. Më mirë të jenë politikanët nën kontrollin e qytetarëve, sesa një popull i tërë të mbetet peng i politikanëve të provuar si të papërgjegjshëm”, u shpreh Meta./Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!