×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një delfin shfaqet në bregdetin e Gjirit të Lalëzit

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 18:07

    Një delfin ka dalë paraditen e sotme në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.


    Sipas pushuesve të pranishëm, gjitari ujor është shfaqur në cektësinë e detit, në tentativë për të dalë në breg, pasi kishte dëmtime në anën e majtë dhe haste vështirësi në zhytje.

    Pas disa minutave, pushuesit kanë arritur ta rikthejnë delfinin në thellësinë e detit.

    Sipas dëshmitarëve, dëmtimet e delfinit ngjanin me dëmtime nga gjuetia e paligjshme në këtë zonë, kryesisht me lëndë plasëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!