×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një shqiptar i gëzohet aktit të terroristit të krishterë: Zoti të ruajt o guximtar

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 19:57

    49 persona kanë humbur jetën pas një sulmi terrorist në dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandë të Re që kreu Brenton Tarrant, terroristi 28 vjeçari.


    Ndonëse e tërë bota dënoi këtë akt mizor, ka edhe prej atyre që i janë gëzuar. E një i tillë qëlloi të jetë shqiptar.

    Luigi M. nga Dibra e Shqipërisë ka ‘përgëzuar’ terroristin Tarrant për vrasjen e dhjetëra myslimanëve.

    Çmenduria e tij ka shkuar aq larg sa që është lutur që Zoti ta ruan njeriun që tronditi e gjithë botën.

    “U ngjallë Gjergj Kastrioti he të lumtë pushka e gishti që i ka tërheq Zoti e ruajt at’ luftëtar guximtar”, ka shkruar ai në një koment në Facebook.

    Nga ana tjetër, sulmuesi Brenton Tarant, para masakrës që e transmetoi drejtpërdrejt në Facebook, kishte publikuar në rrjetet sociale manifestin e tij prej 74 faqeve.

    Në të ai përmend edhe intervenimet e NATO-s për të mbrojtur popullin e Kosovës nga agresioni serb, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera ai thotë se “nuk dëshiron që NATO të përzihet përsëri me çështje të tilla si Kosova, ku do të qëndrojë përkrah myslimanëve dhe do të vrasë të krishterët”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!