×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nxënësi sulmon bashkëmoshatarët në shkollë me bombol zjarrfikëseje

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 20:28

    Shtatë nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, “Vasil Kamami” në Elbasan kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, pasi janë sulmuar nga një bashkëmoshatari i tyre me bombol zjarrfikëse.


    Nxënësi, i identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë bombolën e gazit dhe ka sulmuar të gjithë nxënësit e shkollës së tij.

    Mësohet se shtatë prej nxënësve kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen si pasojë e kimikateve që ka shkaktuar shkuma që përmban bombola.

    Në ambjentet e shkollës kanë mbërritur 4 ambulanca, që kanë bërë të mundur transportin e tyre në spital.

    I kontaktuar nga Report Tv, drejtori i Arsimit në Elbasan, Alqi Çabiri është shprehur se nxënësi që ka shkaktuar këtë ngjarje do të përjashtohet nga shkolla, e ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që kanë çuar të riun që të bëjë këtë veprim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!