×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Operacioni në Velipojë, policia zbulon arsenal armësh në një banesë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 19:17

    Në vijim të kontrolleve të policisë së Shkodrës për kapjen e personave që qëlluan me armë zjarri në Velipojë, policia ka zbuluar armë dhe municione luftarake në një banesë të braktisur.


    “Gjatë operacionit Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri”.

    FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

    Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

    Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t’i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë. Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!