Opozita kërkon 48 orë leje për protestë


Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama.  Tubimi është parashikuar të nisë në orën 11 përpara kryeministrisë, ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.

Kjo protestë, e cila është parashikuar për në orën 11.00 duket se do të zgjasë më shumë se herët e tjera.

Opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh por kjo e fundit mësohet se nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë.