×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita në Shqipëri nesër bllokon rrugët për dy orë në 12 qarqe të vendit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 18:32

     

    Rreth orës 18:00 të ditës së nesërme opozita në Shqipëri do të bllokojë për dy orë akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.


    Ende nuk dihet se ku do të jetë lideri demokrat Lulzim Basha. Në Tiranë protestuesit do të bllokojnë Sheshin Shqiponja, ndërsa në Durrës protesta do përfshijë zonën e Plepave.

    Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën.

    Në zonën e Jugut do të bllokohen rruga nacionale tek Ura Mbrostar, rruga nacionale e Korçës, kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër, aksi Berat – Ura Vajgurore, dhe hyrja e superstradës Vlore- Levan, shkruan shqiptarja.com.

    Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në urën e Drinit ne hyrje Rruges Kombit, në rrugën Shkoder-Koplik, tek mbikalimi e Milotit dhe në urën në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.

    Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe në datë 24 Prill, ajo bllokoi akset kryesore që lidhin veriun dhe Jugun me Tiranën. Opozita bllokoi për një orë rrugën duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në këto akse.

    Ndërsa në 11 maj opozita ka njoftuar një protestë ndërkombëtare përpara kryeministrisë, e katërta e tillë.

    Rrugët që do të bllokohen:

    1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.

    2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik

    3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot

    4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.

    5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades

    6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja

    7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

    8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.

    9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .

    10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

    11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

    12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!