×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pacienti i parë nga koronavirusi në Shqipëri drejt shërimit, Rama: Presim durim

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 21:08

    Edi Rama jep një lajm të shumëpritur dhe thotë “I love you”


    Kryeministri shqiptar ka dhënë një lajm të mirë për një pacient me koronavirus që nëse kryen edhe testin e fundit me sukses atëherë bëhet i shëruari i parë në Shqipëri, njofton Klan Kosova.

    Në këtë njoftim Edi Rama bëri sërish thirrje për durim dhe u lut për forcë të shtuar atyre që po luftojnë me këtë sëmundje dhe mjekëve.

    Dhe lajmin për shpresë e mbylli duke thënë “I love you”.

    Ja statusi i plotë:

    ? NJË LAJM I MIRË???
    ?KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË?
    ? NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË?
    ? TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN?
    ? DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!
    I LO❤️E YOU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!