×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të rënda: Momenti kur vritet me armë zjarri 31-vjeçari në pikë të ditës në Vlorë

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 7:32

    Report Tv ka siguruar videon e ekzekutimit të 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar.


    Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë Taulnad Beqiraj i cili në pak sekonda shtrihet në tokë, ndërsa një person i tretë i pret në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

    Kjo makinë u gjet më pas nga policia në Pyllin e Sodës, ku u arrestua edhe një prej autorëve Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë.

    Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Transballkanike” pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona që i afrohen.

     

    Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin. Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë.

    Dy autorët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët pas ekzekutimit largohen drejt makinës tip “Ford”, ku i priste bashkëpunëtor i tretë. Largimi i autorëve është bërë me shpejtësi, aq sa personi që drejtonte makinën i ka dhënë gaz sapo dëgjoi krismat e armës duke tërhequr zvarrë një prej autorëve, i cili ende nuk kishte mundur të hipte në makinë pas atentatit.

    31-vjeçari Tauland Beqiraj, djali i një ish polici, kishte edhe dy mbiemra të tjerë Manaj dhe Gjikaj. Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penal për “armëmbajtje pa leje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasja e frikshme me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!