×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të rënda! Një burrë i vë flakën vetes në mes të Beratit

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 15:39

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit.


    Një burrë i identifikuar nga dëshmitarët në vendngjarje si Xhevo, i ka vënë flakën vetes për motive ende të panjohura.

    Nga dyshimet e para mendohet se ky person është endacak. Mendohet se burri kishte vendosur t’i jepte fund jetës duke u vetëdjegur dhe është gjetur përtokë nga disa kalimtarë të rastit.

    Ai shihet me rroba të djegura përtokë pa ndjenja, teksa dëshmitarët raportojnë se policia dhe ambulanca nuk janë gjetur ende në vendngjarje.

    Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë për JOQ:

    1 person ka djegur veten ka një ore nuk vjen as ambulanca as policia. E quajnë Xhevo dhe i vuri flaken vetes për motive te paditura”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!