×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohen 2 persona, një tjetër shpallet në kërkim

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 12:24

    Policia e Fierit në bashkëpunim me policinë e Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”, duke parandaluar një ngjarje kriminale.


    Policia bën me dije se në pranga kanë rëndë shtetasit F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i mjetit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armbajtje pa leje”; K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallzim krimi”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës.

    “Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa.

    Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe qëllimit të lëvizjen së këtyre personave të armatosur nga Durrësi në Fier.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!