×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas 3 muajsh izolim nga bora, hapet rruga e Panaritit në Korçë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 16:36

    Pas 3 muajsh izolim nga bora që arriti në 2 metra, ditën e sotme për fat të mirë është hapur rruga e Panaritit.


    Më konkretisht është hapur zona e Mashkullorës, që është pika më e lartë për të kaluar drejt fshatit.

    Fshati Panarit ishte i bllokuar që prej tre muajsh, ku 200 banorë mbetën të izoluar për shkak të dëborës.

    Fshati Panarit ndodhet 50 km larg qytetit të Korçës, është një zonë shumë e thellë malore dhe reshjet e borës aty janë të shumta.

    Kjo është një situatë e përsëritshme çdo vit në këtë zonë vetë banorët kanë thënë se marrin masat për ilaçe, ushqime për 4 muaj që ata qëndrojnë të izoluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!