×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas grabitjes së 10 milionë eurove, zbulohet dhe një skandal tjetër në aeroportin e Rinasit

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:15

    Veç grabitjes së 10 milionë eurove, duket se siguria e aeroportit të Rinasit ka probleme sigurie edhe në përditshmëri.


    Report Tv zbardh ekskluzvisht kërkesën e Policisë së Shtetit drejtuar kompanive ajrore, duke u ngritur shqetësimin se nga bagazhet e pasagjerëve vidhen sende me vlerë. Policia ka kërkuar marrjen e masave shtesë për shmangien e fenomenit.

    Policia kërkon që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit. Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s.

    Qytetarët kanë bërë denoncime për vjedhje të sendeve të tyre në bagazhe. Pranë policisë janë bërë një numër i konsideruar kallëzimesh për humbjen e tableteve, celularëve dhe sendeve të tjera me vlerë.

    Për sa i përket valixheve të humbura ka një dëmshpërblim nga kompania ajrore por kur ato konstatohen të vjedhura, duhet fillimisht të bëhet një hetim për të gjetur përgjegjësin për vjedhjen e kryer.

    Lidhur me këtë fakt kompania e sigurisë së aeroportit nuk ka marrë masa duke mos iu përgjigjur kërkesës së policisë. Shkresa e policisë është dërguar që në korrik 2018.

    Për sigurinë në aeroportin e Rinasit, është përgjegjëse TIA, kompania kineze e sigurisë.

    Në datë 9 prill siguria në këtë aeroport u cënua rëndë pas grabitjes ku u morën miliona Euro për rreth 4 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!