×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas një mosmarrëveshje për parking, 45 vjeçari plagosi nënë e bir

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 20:56

    Policia njofton se konflikti mes personave ka nisur për një vend parkimi, dhe ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta.


    Më pas 45-vjeçari, Zyber Juba ka plagosur me armë në këmbë 23-vjeçarin Flamur Çerma, dhe nënën e tij 45-vjeçaren me iniciale V.Ç.

    Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

    Informacion paraprak

    Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Z. J., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

    Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!