×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas përjashtimit nga PD, Sali Berisha ulet në rreshtin e parafundit në Kuvend

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 11:47

    Sali Berisha hyri sot në Parlament si deputet i pavarur, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.


    Teksa hyri me vonesë në Kuvend, rreshti i parë ishte i zënë dhe shkoi në rreshtin e parafundit.

    Mirëpo ajo që ra në sy, është fakti që Berisha u ul në një rresht me Monika Kryemadhin, atë të parafundit, teksa në mes i ndante demokrati Tritan Shehu.

    Para se të hynte në Kuvend, Berisha u prit nga disa simpatizantë të tij, të cilët kanë lëshuar thirrje kundër Lulzim Bashës pas vendimit të këtij të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!