×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas protestës, Veliaj: Qyteti xixë sërish

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 22:59

    Menjëherë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin.


    Siç shihni edhe këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan menjëherë edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.

    “Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana back to normal”, shkruan Veliaj në twitter.

    Ndërkaq vlen të theksohet se protesta e  sotme e organizuar nga partitë opozitare ishte e qetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!