×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pasi i dhunoi turistët spanjollë, autoritetet marrin këtë vendim për Mihal Kokëdhimën

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 20:52

    Pak ditë më parë, Mihal Kokëdhimës, pronar i një restoranti në në Porto Palermo të Himarës ka dhunuar një grup turistësh spanjollë të cilët nuk ishin të kënaqur nga shërbimi që iu ofrua.


    Dhuna ndaj turistëve u faktua dhe përmes një videoje e cila ka qarkulluar ne media, ku shihet Mihal Kokëdhimës teksa sulmon turistët ndërsa thyen dhe xhamin e parë të furgonit.

    Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, mësohet autoritetet ka nisur verifikimin e të dokumentacionit të restorantit, për të konstatuar nëse është korrekt me ligjin ose jo.

    Pas denoncimit të ngjarjes, policia arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima menjëherë, pasi akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!