×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD nxjerr videon: Si makina hyn me shpejtësi mes protestuesve të “Unazës së Re”

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 21:31

    Partia Demokratike ka njoftuar se një person ka sulmuar mbrëmjen e sotme banorët e zonës së Unazës së Re, me automjetin e tij, ndërsa po zhvillonin protestën e tyre të përditshme kundër shembjes së ndërtesave.

    Sipas Partisë Demokratike, mjeti drejtohej nga një shtetas i pa identifikuar dhe ka hyrë në mes të turmës, ku kishte edhe gra dhe fëmijë.

    Në videon e shpërndarë nga PD, dëgjohen ulërima të grave dhe fëmijëve, transmeton TCH.

    Partia Demokratike thotë se “Policia e cila ndodhej shume pranë vendit te ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi qe mund te kishte qene me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre”.

    https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/436360067115803/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!