×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD thirrje emigrantëve të vijnë për të votuar: Ne do të realizojmë votën elektronike

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 13:30

    Partia Demokratike ju bën thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri për të votuar më 25 prill.


    Përmes një deklarate, selia blu e quan dështim të Edi Ramës dhe qeverisë faktin që nuk u realizua votimi i emigrantëve në këto zgjedhje.

    Ndërkohë PD zotohet se në qeverisjen e nesërme ata do të bëjnë realitet votën elektronike për të gjithë shqiptarët jashtë dhe brenda vendit.

    Deklarata e plotë:

    Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.

    Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.

    Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do tê bêjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.

    Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!