Pemë të shkulura dhe përmbytje, moti i lig shkakton dëme të mëdha në Shkodër

Erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe rrufe. Ky ka qenë moti mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit.


Moti i keq ka shkaktuar dëme me përmbytjen e rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.

Ashtu sikurse ndodh zakonisht në Tiranë, sasi të mëdha uji vërshuan në rrugë duke shkaktuar përmbytje.

Kryeqyteti u ndriçuar mbrëmjen e djeshme nga një stuhi e fortë shiu për disa orë.

Ndërkohë, si pasojë e erërave të forta, në Shkodër pati edhe shkulje pemësh dhe dëme te makinat e parkuara.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, disa pemë janë shkulur me gjithë rrënjë dhe kanë rënë mbi makina ose në rrugë.

Në terren ka dalë punonjës të shërbimeve publike po ndërhyjnë prej orëve të para të mëngjesit për prerjen e pemëve të dëmtuara dhe verifikimin e dëmeve.

Po ashtu, edhe në Durrës ka pasur reshje të forta shiu dhe erëra të forta, çka ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare të udhëzojë për kujdes dhe qëndrim të sigurt të lundrimeve në det.