×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pensionistët shfrytëzojnë të dielën për shëtitje në parqe dhe ambientet publike

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 10:30

    Edhe këtë të diel, pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë pasur mundësi që të dalin.


    Liridalja për moshën e tretë zgjat deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 pasdite.

    Pensionistët janë shprehur se u mjafton koha e vendosur dhe se kanë dalë qysh herët duke ruajtur distancën.

    Ndërkohë të gjitha bizneset dhe aktivitetet e tjera do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën në orën 05:00.

    Ndërsa duke filluar nga dita e nesërme do të fillojnë lehtësimet edhe për disa biznese të tjera.

    Të hënën do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.

    Gjithashtu, është planifikuar që brenda qarqeve automjetet do të lëvizin pa autorizim, nga ora 05:00 deri në 17:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!