×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Përdori helikopterin për fushatë”, Xhaçka padit për shpifje PD-në

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 15:45

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka paditur për shpifje ndaj Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj, pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatë zgjedhore.


    Lajmin e është bërë i ditur nga zyra e shtypit të ministres Xhaçka. Më herët, ish-deputetja e PD Albana Vokshi, denoncoi se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përdorur helikopterin ushtarak për arsye elektorale në Dibër.

    Sipas Vokshit, përdorimi i helikopterit ushtarak për punët private partiake tregon se ky rast nuk është vetëm papërgjegjshmëri apo abuzim me fondet, por edhe një rast flagrant sesi çdo burim i administratës shtetërore vendoset në shërbim të karriges së pushtetit të Edi Ramës.

    Për këtë akuzë reaguan edhe Forcat e Armatosura duke sqaruar se informacioni i përcjellë është i pasaktë.

    “Gjatë muajve të fundit, janë kryer jo 22, por 338 fluturime në të gjitha qarqet e vendit. Nuk ka asnjë shpërdorim misioni dhe kapacitetesh. Në një vit, Xhaçka përdori mjetet ajrore vetëm 4 herë, në Shkodër, Dibër e Gjirokastër. Udhëtimet e Xhaçkës në 3 qarqe, ku FA ka strukturat e saj rajonale të Mbrojtjes Civile”, lexohet në reagimin e FA-së. Sipas Forcës Ajrore, “përdorimi i mjeteve ajrore është e drejtë ligjore e Ministrit të Mbrojtjes” dhe “zëri buxhetor për fluturime i shpenzuar është vetëm 22% e buxhetit vjetor për fluturimet stërvitore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!