×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përfundon protesta e maturantëve: Do të rikthehemi përsëri nesër

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 15:52

    Është mbyllur pas dy orësh protesta e maturantëve, të cilët kërkuan që të rishikohej shpërndarja e pikëve për testin e matematikës, pasi sipas tyre, ishte i vështirë.


    Maturantët kanë paralajmëruar se do të protestojnë përsëri nesër, derisa të rishikohet shpërndarja e pikëve për këtë test. Më herët kërkesës së maturantëve, iu përgjigj ministja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

    Kushi tha se ekpsetët po vlerësojnë shkallën e vbështirësisë së testit dhe nëse arrihet në konkluzionin se shkalla e vështirësisë është më e lartë se modulet që kanë marrë maturantët, do të bëhet dhe rishikimi i shpërndarjes së pikëve.

    Protesta të maturantëve u regjistruan dhe në Korçë e Durrës, ndërsa në Tiranë ata bllokuan rrugën e “Durrësit”.

    Përfaqësuesja e QSHA deklaroi për mediat se testi nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kërkuar rishikim dhe në rast se testi rezulton mbi nivelin e parashikuar do të ketë një rishikim të vlerësimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!