×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë, shoferja del nga dritarja e tronditur

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 13:26

    Një aksident u regjistrua këtë të shtunë në Vlorë, pranë spitalit psikiatrik. Siç mund të shihni nga fotot e siguruara nga gazeta SHQIP, një makinë është kthyer tërësisht përmbys, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.


    Dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e madhe. Shoferja u përpoq të devijonte rrugë, por humbi kontrollin dhe mjeti u përplas me bordurën e me pas me një pemë.

    Drejtuesja e makinës ka dalë nga dritarja e pjesës së pasme të makinës, e tronditur por fatmirësisht pa plagë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!