×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasen dy automjete në Durrës, lëndohet shoferi dhe tre pasagjerët

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 20:18

    Dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor në Sukth, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.


    Një mjet tip “Renault” dhe një mjet tip “Benz”, i drejtuar nga 55-vjeçar janë përplasur dhe për pasojë, u lëndua njëri prej drejtuesve me tre të rinjtë që kishte në automjet.

    Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak

    Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!