×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, 3 persona në gjendje të rëndë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 19:46

    Një aksident mes dy makinash ka ndodhur para pak minutash në aksin Elbasan-Peqin, ku janë lënduar 5 persona dhe janë në gjendje të rëndë 3 prej tyre.


    Sipas Report tv, ata janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit me urgjencë.

    Njëra nga makinat është kthyer përmbys kurse tjetra është dëmtuar në pjesën e majtë të saj në aksidentin e ndodhur në fshatin Përparim.

    Shkak mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, por policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet e shkaqet.

    Akoma nuk dihen shkaqet dhe identiteti i personave të lënduar. Për shkak të aksidentit është shkaktuar radhë e gjatë makinash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!