×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pipero: Jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën mund të imunizohen

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:46

    Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero shprehet se jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën kundër COVID-19 mund të imunizohen.


    Pipero shpjegoi në emisionin Opinion se organizmi i njeriut nuk përgjigjet njëlloj për vaksinën, prandaj dhe imunizimi tek qytetarët është i ndryshëm.

    “Vaksina me 100% mbrojte kundër COVID nuk ka. Edhe aplikimi i vaksinës ka të bëj me përgjigjen individuale, jo të gjithë reagojnë duke formuar imunitet. Njëlloj ndodh me personat që sëmuren”,-tha Pipero.

    Mjeku tha se në vendin tonë, 96 % e qytetarëve të shtruar në spital me COVID janë të pavaskinuar.

    “Dikur tek 96% janë persona të pa vaksinuar të shtruar në spital Këto janë tregues real që shkenca thotë. 100% mbrojtje nuk ka, por 96% ka mbrojtje”,-tha Pipero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!