×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja në Lezhë, detaje të reja si u përplasën dy pronarët e dyqaneve

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 8:20

    Janë zbardhur detaje të reja nga konflikti që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales.


    I plagosur mbeti Ardian Kola, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.

    Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Report TV mëson se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas ka marrë armën, raporton shqiptarja.com.

    Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.

    I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh. Konflikti mësohet se ka lind për cështje biznesi, ndërsa vijojnë hetimet.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!