×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Plas” sherri edhe në Burrel: Sende të forta, shkopinj e gaz lotsjellës, protestuesit djegin materialet zgjedhore

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 14:23

    Tensionohet situata para KZAZ ne Burrel, ku ka pasur përleshje dhe dhune mes  qytetarëve dhe policisë, por ne fund, protestuesit kane nxjerre jashtë ambienteve materialet zgjedhore dhe u kanë vënë flakën.


    burrel

    Gjate paradites situata është tensionuar së tepërmi ne KZAZ 16, ku para saj ka pasur protestues te shumte.

    Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar. Mbështetës të PD tentuan të futen në KZAZ numër 16, ndërkohe qe policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

    Nuk kane munguar përplasjet fizike si dhe përdorimi i shkopinjve dhe sendeve të forta.

    Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë.

    PD njofton se “Pavarësisht dhunës se policisë e cila ne shkelje te plote te ligjit ndërhyn me dhune ne KZAZ Burrel, zyrtaret e bashkisë kane ndërhyre dhe kane nxjerre jashte materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit”.

    Ne videon me sipër mund te shihni edhe momentin kur i vihet flaka materialeve zgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!