×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policët pa numra identifikimi në protestë, Lleshaj: Pse ju duhen emrat?

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 15:39

    Në protestën e 17 majit që pasoi aksionin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Policia e Shtetit u përfshi në episode dhune, duke përdorur forcë dhe spraj me piper ndaj qytetarëve dhe artistëve.


    Përveç efektivëve me maska mjekësore u vunë re disa me maskat që i mbulonin gjithë fytyrën, si edhe të tjerë që kishin hequr nga uniformat e tyre numrat e identifikimit.

    Nga salla e Kuvendit, Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, ngriti shqetësimin se ka nisur lincimi i punonjësve të policisë.

    Lleshaj tha se nuk kanë pse u duhen emrat e policëve pasi ata nuk kanë qenë aty individualisht por të strukturuar.

    “Kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e kartës së identitetit të tyre, duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, punonjësit e policisë kanë qenë aty jo individualisht, kanë qenë të strukturuar. Nëse doni të kërkoni përgjegjësi ligjore, penale, politike kërkojeni për përgjegjësit e tyre të cilit e dini se kush janë, jam unë, është drejtori i përgjithshëm i policisë, është drejtori vendor i policisë i Tiranës e me rradhë. Çfarë ju duhen punonjësit individualë, pse kërkoni emrat e tyre, për të linçuar individualisht, për të indimituar punonjësit e policisë që nesër të mos rreshtohen në rradhë të parë?”, ka deklaruar Lleshaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!