×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia e Vlorës arreston 5 persona brenda 24 orëve

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 15:47

    Policia e Vlorës ka arrestuar pesë persona gjatë 24 orëve të fundit.


    Uniformat blu raportojnë se në pranga ranë:

    – 34-vjeçari me iniciale G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë.

    Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

    – 56-vjeçari me iniciale H. B., banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë.

    Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

    – 30vjeçari A. D., banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.

    Ai u arrestua pasi u kap duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

    – 50 -vjeçari E. Z., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

    – 32-vjeçari M. A., banues në fshatin Berdenesh, Sarandë.

    Ai u arrestua pasi duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë.

    Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!