×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia jep detajet e reja për pedagogun që i kërkonte favore seksuale studentes

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 9:49

    Policia e Elbasanit ka bërë sot ndalimin e pedagogut Denis Himçi, i cili u denoncua mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve.


    Ndalimi është bërë sot, ndërkohë që fill pas transmetimit te emisionit, u mësua se pedagogu ishte shoqëruar në polici.

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Lajmi per shoqerimin

    Mbreme u shoqerua pedagogu Denis Himçi, i cili u denoncua sot nga emisioni investigativ “Stop”.

    Në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, pedagogu dëgjohet t’i kërkojë studentes favore seksuale, ndërsa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

    Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!