×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia konfiskon makinën superluksoze me vlerë 1 milionë euro

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 10:40

    Një operacion po zhvillohet, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Durrës, ndërsa vijon ende.


    Ballkan Web raporton se nga aksioni janë bllokuar një sasi municionesh dhe kapsolla donatore, si dhe janë arrestuar disa persona.

    Janë publikuar edhe pamje ku shihet se policia ka bllokuar një taksi dhe një makinë super-luksoze tip “Mc Claren”, vlera e së cilës shkon deri në 1 milion euro.

    Mjeti është me targa angleze dhe sapo ishte futur në Shqipëri. Ndërkohë, policia vijon kontrollet në banesa, për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të armëve luftarake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!