×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia ndalon 50 persona, nuk iu bindën urdhrit dhe dolën me makinën private

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 10:29

    Policia në Tiranë, Durrës e në qytetet e tjera që janë në ‘shtet-rrethim’ ka ndaluar 50 persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit për të mos lëvizur me makina të tyre.


    Sipas informacioneve mësohet se deri tani numri i të ndaluarve është 50, pasi janë kapur në rrugë me makinat e tyre personale dhe pa autorizim. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se më shumë persona e kanë thyer urdhrin në Tiranë e Durrës, por të ndaluar ka dhe në Lezhë.

    Qeveria mori vendimin për të ndaluar të gjithë transportin qytetas dhe ndërqytetas si dhe automjetet private, si masa ekstreme për të parandaluar përhapjen e coronavirusit COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!