×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prej 20 muajsh në çadra pasi tërmeti iu shembi shtëpitë, 2 familjet: Po luftojmë çdo ditë me gjarpërinjtë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 18:07

    Ky është viti i dytë që dy familjet nga fshati Mbrakull në bashkinë Poliçan jetojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit.


    Tërmeti i fuqishëm ua shkatërroi shtëpitë këtyre dy familjeve por, edhe pse i vlerësuan nga ekspertët si të pabanueshme deri më tani familjet nuk kanë përfituar asnjë ndihmë ekonomike nga shteti, përveç dy çadrave që ju sollën dhe ku banojnë ende edhe sot.

    Albana Kelmendi dhe Ane Leka, shprehen se po luftojnë çdo ditë me gjarpërinjtë në çadër por askush nuk ka ardhur më në zonë për t’i parë, me gjithë ankesat që ato kanë bërë vazhdimisht në bashkinë e Poliçanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!