×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre flakadanët e lirisë së Kosovës

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 23:01

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përkujton tre prej emrave të njohur të historisë së Kosovës para luftës së vitit 1999.


    Kreu i shtetit, teksa poston një faqe të gazetës “Zëri i Kosovës”, shpreh të gjithë admirimin e tij për Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zekën me rastin e 39-vjetorit të vrasjes së tyre.

    “Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!“, shkruan Meta mbi foton e publikuar në Facebook.

    Dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, aktivistë aktivë politikë kundër regjimit jugosllav në Kosovë, u vranë në një atentat më 17 janar 1982 në Untergrupenbach, Gjermani.

    Nga autoritetet gjermane u raportua se ky ishte kulmi i luftës së fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav eliminonin kundërshtarët politikë në Jugosllavi dhe jashtë saj.

    Ndërsa gazeta gjermane “Der Spiegel” do të shkruante në numrin e nesërm: “jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!