×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Meta: Kam frikë të dal rrugëve

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 8:25

    Presidenti Ilir Meta i ftuar në ABC ka folur për çështjet më aktuale në vendin tonë.


    Ndërkohë Meta i pyetur rreth takimeve që organizon Basha dhe ku shpesh herë janë mbledhur shumë mbështetës edhe pse në kohë covid, është shprehur se një gjë e tillë i ka ndodhur edhe atij.

    Presidenti është shprehur se “ka frikë” të dalë në rrugë pasi rrethohet nga njerëzit që thërrasin “Rama ik”

    “Nuk kam qenë në pajtim të plotë edhe me Kryemadhin për pandeminë. Basha për pandeminë ka qenë korrekt. Nëse i kanë dal njerëzit aty. Unë kam frikë të dal rrugëve. Shkoja në Maliq tek miqtë e mijë. Vajta në Durrës, me respektim ekstrem të masave. E marrin pensionistin në polici i venë edhe gjobë 50 milionë lekë. Por sapo dola pata probleme duke thënë “Rama ik” dhe nuk po gjej qetësi”

    Ndërkohë Meta është ndalur edhe tek vdekjet për shkak të pandemisë duke thënë se në vendin tonë ka pasur më shumë vdekje sesa janë deklaruar.

    “Sa njerëz kanë vdekur dhe janë fshehur. Shikojeni aty. Për vaksinimin jam që të bëhet dhe të mos politizohet. Se as Edi Rama nuk do mbajë përgjegjësi se nuk është ekspert, por lojërat politike të marrin fundit” ka thënë Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!