×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Sarkozy dhe aktorja Carla Bruni vizitojnë Butrintin

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 14:40

    Princi i shqiptarëve Leka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy, ka qëndruar së fundmi në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Butrintit.


    Princi Leka ka shkruar në Facebook se shqiptarët i janë përjetësisht mirënjohës Sarkozyt për mbështetjen e madhe që ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Një takim shumë i veçantë në Butrintin tonë të bukur, pas koncertit sharmant të artistes Carla Bruni! Si shqiptarë i jemi përjetësisht mirënjohes Presidentit Sarkozy, i cili tregoi mbështetjen më të madhe dhe më të sinqertë për Kosovën gjatë proçesit të pavarësisë në vitin 2008”, ka shkruar Princi Leka, ndërsa ka postuar foto me presidentin Sarkozy. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!