×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kush janë 3 efektivët e FA që u përfshinë në një incident në Letoni

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 9:10

    Tre efektivë, pjesë të Forcave të Armatosura Shqiptarë u përfshinë ditën e djeshme në një incident në Letoni, si pasojë humbi jetën 32-vjeçarja me gradën nëntetare Zarife Hasanaj, ndërsa u plagosën Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.


    Kush janë 3 efektivët e Forcave të Aramtosura?

    N/Tetar Zarife Hasanaj, e lindur në 8 korrik 1987, ka lindur në Qytetin Barjam Currit në Tropojë dhe banonte në Babrru në Tiranë.

    Efektivja Hasanaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

    Më pas ka kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit “Bachelor”, në degën “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitet 2012-2017.

    Më pas ajo ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

    Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

    Zarife Hasanaj u mobilizua në FA që prej vitit 2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

    Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë. Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

    Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

    Major Klodian Tanushi ka lindur në Dibër më 31.10.1980. Ai është i martuar martuar dhe babai i tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

    Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

    Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

    Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.

    Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

    Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

    Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

    Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

    Rreshter Julian Kapaj, ka lindur në 05/08/1978, në Tiranë.

    41-vjeçari është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    Reshter Kapaj ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

    Ka kryher kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve). Ka kryher edhe kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

    Me FA është mobilizuar më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

    Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

    Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

    Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mision në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

    Medalje :

    1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.

    2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!