×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohet VIDEO: Momenti kur Arjan Sala vrapon për t’i shpëtuar nga flakët 20 punëtorët në magazinë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 11:18

    Dalin pamjet e momentit të fundit të Arjan Salës, i cili vrapon për t’u futur në magazinën që ishte përfshirë nga flakët.


    Siç shihet në videon e siguruar nga TCH, Arjani njoftohet në radio nga kolegët e tjerë që në magazinë ka rënë zjarr.

    Ai menjëherë vrapon për në vendin e ngjarjes ku edhe ka evakuuar mbi 20 punonjës që ishin të pranishëm në magazinë.

    Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë.

    Sipas pamjeve, Arjani është i vetmi që nuk kthehet më, pasi hyri brenda magazinës.

    Arjan Sala tashmë i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, humbi jetën si pasojë e flakëve dhe tymit në magazinë të mërkurën e shkuar, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm tre ditë më vonë, për shkak se ishte e pamundur për zjarrfikësit që të ndërhyhej.

    Gjatë një matje të temperaturës nga ana e zjarrfikësve u raportua se kishte shkuar mbi 900 gradë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!