×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Punonjësi i pyjores në Patosi rrezikon jetën mes flakëve, shpëtohet nga zjarrfikësit

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 20:26

    Lufta për të shuar flakët në pyllin e Gjorgosit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të ndërmarrjes pyjore, të cilët prej orësh po punojnë me mjete rrethanore, lopata e pompa uji për të shuar zjarrin.


    Burimet bëjnë me dije se Punonjësi i Pyjores Patos, Rauf Muskaj është shpëtuar nga Shërbimi Zjarrfikes Patos pasi ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht pas dhënies së ndihmës së parë ai nuk paraqet probleme të mëdha shendetesore.

    Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

    Për herë të dytë brenda pak ditesh flakët djegin pishat disa vjeçare të Gjorgosit ndërsa ende nuk dihet shkaku i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!