×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qindra mjete të rënda ushtarake nga SHBA mbërrijnë në Shqipëri, shihni pamjet nga Porti i Durrësit

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 16:08

    Qindra mjete të tjera të rënda ushtarake kanë mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”.


    Këto janë pamjet nga Porti i Durrësit, ku shihet qartë prania e madhe e forcave dhe mjeteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

    “Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

    Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. #defendereurope21”, shkruan Ministri Peleshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!