Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe kandidatët për deputetë, është ndalur sot në qytezën e Bilishtit ku po zhvillon një takim me qytetarë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i mazhorancës teksa tregoi investimet që janë bërë në qarkun me Korçës, nuk harroi të merrej edhe me kundërshtarët e tij politikë.
Edi Rama: Apeli im për të gjithë. Pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht përkatësive partiake, shëndeti është mbi të gjitha. Le të sillemi si një komb serioz, si një bashkësi njerëzish që nuk bëhen qesharakë në raport me një sfidë kaq të madhe dhe të jemi të bashkuar në këtë drejtim.
Sa i përket punëve të bëra nga kjo qeveri dhe ajo çfarë pritet, Rama tha:
“Ato që kemi bërë janë para syve të të gjithëve. Kush ka sy i shikon. Për ato që s’kemi bërë ka arsye. Por ka edhe diçka për të thënë: ne nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi të përsosur, nuk jemi pa të meta. Pa dyshim kemi bërë gabime. Me siguri më shumë nga sa dime vetë. Por ama një gjë është e sigurtë, ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dime mire si shkohet…“, deklaroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.