×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Rama- Basha2”, reagon LSI

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 18:38

    A do të ketë sërish një takim “Rama- Basha 2” njëlloj si ato që proklamonte kryeministri i cili përdori në atë kohë terma si Romeo e Zhuljeta?

    Mbi këtë çështje është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, ish deputeti Petrit Vasili.

    Vasili ka dhënë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë mundësi, duke u shprehur se një marrëveshje e dytë në fakt është çështje e portaleve që i kontrollon kryeministri, një debat që sipas tij po tentohet të hapet nga maxhoranca për të krijuar konfuzion.

    Sipas Vasilit kjo është një “bukë e pistë”, por që do ta hanë vetë ata që e kanë krijuar.

    “T’ua lëmë portaleve të kapura, të bëjnë detyrën e lënë nga Endri Fuga dhe ERTV, është një bukë e pistë, por le ta hanë atë”, u përgjigj ai, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë një takim të tillë”, ka deklaruar Vasili për mediat shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!