×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama drejt Brukselit: Po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 13:45

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një video mesazh të shkurtër në Facebook duke folur për negociatat tha se nuk është as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi por gjykon se “po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar”.


    “Sot kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës do takohen në Tuluz në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe një nga temat do jetë edhe vendim marrja e këshillit evropain pasnesër ku do mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE lidhur me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

    Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një PO për të dyja vendet , por qëndrimi i Francës dhe i Macron nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

    Nuk jam as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi por gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë. Edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu siç edhe kërkon edhe më tepër nga vetë BE apo se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

    Tani po nisem, për në Bruksel bashkë me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste e progresiste të BE në një format të krijuar enkas nga PS evropiane në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme./TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!