×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i vetëm drejt zgjedhjeve, në selinë e PS-së takon dhe ambasadoren e OSBE

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 14:12

    Edi Rama nuk tërhiqet nga zgjedhjet e 30 Qershorit duke injoruar në këtë mënyrë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve si dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij.


    Një javë para zhvillimi të zgjedhjeve lokale të së së djelës, kryeministri i ka kërkuar socialistëve në mbledhjen e Kryesisë që të garantojnë një proces zgjedhor me standarde dhe që gjithçka të shkojë në përputhje me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

    Kryeministri porositi deputetët dhe ministrat që duhet të mbrohet vota e socialistëve dhe të dokumentohet çdo përpjekje e mbështetësve të opozitës për të cënuar procesin e votimeve.

    Në këtë javë të fundit të fushatës elektorale Rama do të zhvillojë takime në qytetet e mëdha, Durrës, Elbasan.

    Ndërsa të premten kryesocialisti e mbyll fushatën në Vlorë, në qytetin ku është zgjedhur deputet.

    Pas mbledhjes së kryesisë, paraditen e 24 qershorit, Kryeministri ka pritur në selinë e PS drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të ODIHR Audrey Glover për të diskutuar për zhvillimin e zgjedhjeve.

    Shkodra për kryesocialistin Rama është kthyer në njkë sfidë, ashtu siç vetë ai është shprehur në takimin elektoral. Për disa minuta Rama ka zhvilluar takim me kandidatin socialist për Shkodren Valdrin Pjetri dhe deputetin Tom Doshi, që mesa duket është riafruar sërish me Kryeministrin.

    Pak ditë më parë ish kryeministri Sali Berisha në emisionin “Tempora” akuzoi ambasadoren si “një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!